Guardiola tregon çfarë i tha Haalandit pasi humbi penalltin ndaj Evertonit

Manchester City ditë më parë ka barazuar 1-1 me Evertonin.
Kampioni në fuqi i Premierligës kishte mundësinë për të marr tre pikë nga ky takim, por që Erling Haaland dështoi të shënonte nga penalltia, shkruan IndeksOnline.
E në prag të ndeshjes me Leicesterin, trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka treguar se çfarë ka biseduar me Haalandin pas ndeshjes.
”E urova skuadrën. I thashë: Luajtët mirë djema. E vetmja mundësi që kemi është të vazhdojmë, rikuperojmë, përgatitemi mirë për Leicesterin.”, ka deklaruar Guardiola./IndeskOnline/
Here was our look at the Haaland penalty miss. pic.twitter.com/B69mFiG22w
— CITY TALK (@MCFCIllinois) December 26, 2024