75 Mall Live Search
16:21 / E Shtunë, 28 Dhjetor 2024 / Gj. Sh

Fenerbahche nuk heq dorë nga Muriqi, sulmuesi kosovar vendos për të ardhmen

Fenerbahche nuk e ka në plan të heq dorë për transferimin e Vedat Muriqit.

Mediat turke raportojnë se sulmuesi kosovar është në planet e Fenerbahches për afatin kalimtar të janarait, shkruan IndeksOnline.

30-vjeçari është lidhur me një rikthim te klubi turk, ku luajti gjatë sezonit 2019-2020.

Por mediat spanjolle raportojnë se Mallrca nuk është e gatshme të shes Vedat Muriqin në janar, pasi është i rëndësishëm për skuadrën.

”Pirati” do të qëndrojë në ishull së paku deri në fund të sezonit.

Muriqi ka luajtur 14 ndeshje në sezonin aktual të La Ligës, duke shënuar 3 gola dhe duke dhënë 2 asistime./IndeksOnline/