Rey Manaj ka dy oferta në tavolinë, mund të bëhet bashkëlojtar i Rashicës dhe Muçit?

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Rey Manaj mund të largohet nga Sivasspori gjatë afatit kalimtar të janarit.
Siç raportohet nga mediat në Turqi, Rey Manaj tashmë ka dy oferta në tavolinë, shkruan Indeksonline
Dhe që të dy ofertat vijnë nga skuadrat turke, si: Trabzonspori dhe Besiktasi.
Nëse Manaj vendos të transferohet te “shqiponja” do të bëhej shokë skuadre me dyshen tjetër shqiptare, Milot Rashica dhe Ernest Muçi.
Vlera e Rey Manaj në sajtin e njohur “Transfermakt” është vetëm 4 milionë euro.
27-vjeçari gjatë këtij gjysmësezoni ka zhvilluar 12 ndeshje në Superligën e Turqisë, ka shënuar katër gola dhe ka bërë një asist./Indeksonline/
Gazete Sivasspor Özel Haber
— 𝐊𝐞𝐦𝐢𝐤_𝐄𝐫𝐝𝐚𝐋 (@Kemik__ErdaL) December 28, 2024
Süper Lig'in ilk yarısında forvet bölgesinde sıkıntı yaşayan Beşiktaş ve Trabzonspor, devre arasında Rey Manaj için Sivasspor'un kapısını çalmaya hazırlanıyor. Ekonomik olarak sıkıntı içerisinde olan her iki takım da oyuncu + para teklifi yapmak… pic.twitter.com/9mxnsnzEjR