Takim për festat e fundvitit në Rahovec, Besim Mulaj: Vend i traditës, bujarisë dhe punës!

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së nga Istogu, dr. Besim Mulaj, i cili kandidon në këto zgjedhje me numër 79 ka qëndruar gjatë ditës së sotme në një takim për festat e fundvitit në Rahovec me ftesë të kryetarit të degës së LDK-së, Burim Krasniqi.
Mulaj tha se në Rahovec pritja ishte e ngrohtë ku ka bashkëbiseduar me shumë miq ndër to edhe ish-kryeministri, Avdullah Hoti.
Ai thekson se “Rahoveci, një vend i njohur për traditën e mirë shqiptare, për bujarinë dhe përkushtimin ndaj punës, është gjithmonë inspirues”
“Rahoveci, një vend i njohur për traditën e mirë shqiptare, për bujarinë dhe përkushtimin ndaj punës, është gjithmonë inspirues. Njerëzit e tij mbajnë gjallë vlerat më të çmuara të kombit tonë dhe këtë e ndjej çdo herë kur e vizitoj këtë trevë të veçantë.Le të sjellin këto festa gëzim, harmoni dhe shpresë për të gjithë” shkruan Mulaj në Facebook
Postimi i plotë:
Rahovec, vend i traditës, bujarisë dhe punës
Isha i nderuar të merrja pjesë në Rahovec me ftesë të kryetarit të degës sē LDK-sē, z. Burim Krasniqi, me rastin e festave të fundvitit. Ishte një pritje e ngrohtë ku pata mundësinë të bashkëbisedoj me shumë miq, përfshirë kandidatë për deputetë dhe mikun tim ish-kryeministrin e Republikës së Kosovës, Prof. Dr. Avdullah Hoti.
Rahoveci, një vend i njohur për traditën e mirë shqiptare, për bujarinë dhe përkushtimin ndaj punës, është gjithmonë inspirues. Njerëzit e tij mbajnë gjallë vlerat më të çmuara të kombit tonë dhe këtë e ndjej çdo herë kur e vizitoj këtë trevë të veçantë.
Le të sjellin këto festa gëzim, harmoni dhe shpresë për të gjithë!