75 Mall Live Search
17:28 / E Diele, 29 Dhjetor 2024 / AR

Përlotet Gerta: Nuk e di çfarë u kam bërë vajzave të shtëpisë

Një moment i ndjerë ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku Gerta nuk ka mundur të mbajë lotët gjatë një bisede me Eglin dhe Arsidën.

E emocionuar, ajo ka treguar se nuk ka pasur asnjë komunikim me vajzat e shtëpisë.

“Unë nuk e di çfarë u kam bërë gocave këtu. Deri mbrëmë nuk kam komunikuar me asnjërën. Do flas me secilën. Ndoshta kam bërë ndonjë gabim”.