Nëse jo Chelsea, Nottinghami futet në garë për titull të Premier League

Skuadra e Nottingham Forest ka shënuar fitore 0:2 ndaj Evertonit në ndeshjen e javës së 19-të në Premier League.
Golat për ekipin e trajnerit Espirito Santo i shënuan: Wood dhe Gibbs-White, shkruan Indeksonline
Me këtë fitore, Notts shkon në kuotën e 37 pikëve në pozitën e dytë në tabelë, pesë më pak se lideri Liverpooli.
Kujtojmë që Nottingham gjatë këtij sezoni ka shënuar 11 fitore, ka bërë katër barazime dhe katër humbje./Indeksonline/
