Fonseca u ndëshkua me të kuq, Milani kërkoi penallti në fundin e pjesës së parë

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen e javës së 18-të në Serie A mes Milanit dhe Romës.
Skuadra vendase në minutat e fundit të pjesës së parë kërkoi penallti, pasi mesfushori Reijnders u faulua në zonën e 16-metërshit, shkruan Indeksonline

Por, për gjyqtarin dhe sistemin VAR kjo nuk ishte penallti.
Dhe për shkak të protestave të shumta nga stoli, trajneri i Milanit, Fonseca u ndëshkua me karton të kuq.
#SerieA | @acmilan, espulso #Fonseca nel primo tempo della sfida contro la @OfficialASRoma https://t.co/ea0lzfhDK9
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) December 29, 2024