75 Mall Live Search
22:05 / E Diele, 29 Dhjetor 2024 / G T

Babai i Myrto Uzunit me lot në sy: Kurrë nuk na ka harruar!

Në një rrëfim ndryshme për ‘Ora Sport’, babai i Myrto Uzunit, Artani rrëfen detaje rreth jetës së djalit të tij në Spanjë.

Ai tha se Myrto kurrë nuk i ka harruar ata, pavarësisht nivelit dhe kampionatit. Ndër të tjera, ai u shpreh se Myrto është shumë i lidhur me familjen.

Artan Uzuni: “Myrto jo veçse është djali im, çdo prind do flasë për superlativa për djalin e tij, por Myrto është një djalë që çdo prind do donte ta kishte.

Myrto nuk ka ditë apo orë që mos marri në telefon, në të gjithë periudhën që ka qenë jashtë Shqipërisë, kurrë nuk na ka harruar.

E vërteta është kjo, që Myrto është shumë i lidhur me familjen. Në çdo sekondë ne ndjejmë mall për atë”.