Mehaj për Hovenier: Çdo sukses i FSK-së dhe MM-së në vite, ka vulën e bashkëpunimit tonë të ngushtë

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka falënderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier pasi ky i fundit përfundon mandatin në fund të këtij muaji si Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës.
Mehaj, përmes një postimi në facebook u shprehë se me ambasadorin Hovenier, ka punuar krah për krah për të përforcuar Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Ndërsa ka shtuar se çdo sukses i FSK-së dhe MM-së, çdo arritje e saj në këto vite, ka vulën e bashkëpunimit tonë të ngushtë dhe mbështetjes së SHBA-së për Kosovën.
Postimi i plotë:
Në fund të këtij muaji, përmbyllet misioni i Ambasadorit Jeffrey M. Hovenier si Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës.
Gjatë mandatit të tij, pata nderin dhe kënaqësinë që të punoj ngushtë me Ambasadorin Hovenier, sidomos në kohën kur shërbeva si ministër i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës. Ai ishte dhe mbetet një mik i madh i popullit shqiptar dhe një mbështetës i palëkundur i Kosovës.
Me Ambasadorin Hovenier, kemi punuar krah për krah për të përforcuar Forcën e Sigurisë së Kosovës, diplomacin, ministrin e Mbrojtjes dhe për të realizuar projekte të jashtëzakonshme që sot mbeten krenaria jonë kombëtare. Çdo sukses i FSK-së dhe MM-së, çdo arritje e saj në këto vite, ka vulën e bashkëpunimit tonë të ngushtë dhe mbështetjes së SHBA-së për Kosovën.
Në çdo hap të rëndësishëm për Kosovën, në çdo sfidë që kemi kaluar, Ambasadori Hovenier ka qenë krah për krah me ne, duke e bërë të mundur që miqësia e Kosovës dhe SHBA-së të jetë më e fuqishme se kurrë. Krenar që pata mundësinë të punoj me të dhe që Kosova ka miq të përkushtuar si Ambasadori Hovenier.
Jam krenar që bashkë me SHBA-në kemi arritur të ndërtojmë dhe forcojmë ushtrinë e Kosovës në kohë rekord. Ky partneritet, i bazuar në besim dhe vlera të përbashkëta, do të mbetet themeli ynë për suksesin e ardhshëm.
Ambasador Hovenier, Kosova do t’ju mirëpresë gjithmonë me respekt dhe mirënjohje. SHBA-të kanë qenë, janë dhe do të mbeten aleati ynë kryesor. Miqësia jonë shekullore do të vazhdojë të jetojë për shumë shekuj të tjerë.
Krenar për ju, miku im, miku i kosovës Ambasador Hovenier! Faleminderit për shërbimin tuaj të jashtëzakonshëm dhe për të gjitha ato që keni bërë për Kosovën!