75 Mall Live Search
09:27 / E Hënë, 30 Dhjetor 2024 / k.v

Policia e kap në flagrancë hajnin, duke vjedhur në një qendër tregtare

Një vjedhje e rëndë është kryer të dielën mbrëma në një qendër tregtare në Deçan. Policia ka arritur ta arrestonte të dyshuarin dhe gjatë kontrollit në trup i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë ndërkohë ai i ka kanosur verbalisht tre zyrtarët policorë. 

E gjithë ngjarja ka ndodhur rreth orës 18 e 30 minuta në rrugën “Luan Haradinaj”, transmeton IndeksOnline.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është arrestuar vëllai i tij i dyshuari mashkull kosovar pasi që ai i ka  kanosur verbalisht zyrtarët policorë derisa ishin në bastisje.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit-vëllezër janë intervistuar dhe dërguar në mbajtje./IndeksOnline/