Gjendet i vdekur një person në Klinë, policia nis hetimet

Të dielën rreth orës 13:00, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij një mashkull në Klinë.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, transmeton IndeksOnline.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Departamentin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.
Rasti është duke u hetuar./IndeksOnline/