75 Mall Live Search
16:04 / E Hënë, 30 Dhjetor 2024 / k.v

Agim Aliu mirëpret Altin Krasniqin: Bashkëbisedim për angazhimet politike dhe shoqërore

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka pritur sot në takim Altin Krasniqin, birin e ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-Kryeparlamentarit Jakup Krasniqi. 

Në një deklaratë për media, Aliu theksoi se ishte nder dhe kënaqësi të mirëpriste Altinin, duke ndarë çaste bashkëbisedimi mbi angazhimet e përbashkëta për të mirën e shoqërisë dhe mbi rrugëtimin politik të Altinit. 

“Altini, duke ndjekur rrugën e babait të tij, po angazhohet politikisht me nder dhe përgjegjësi, duke sjellë një vlerë të çmuar në vendimmarrjen politike të vendit”, tha Aliu. 

Ky takim nënvizon rëndësinë e bashkëpunimit politik dhe përkushtimin për përmirësimin e jetës së qytetarëve në Kosovë.