Rama bën homazhe, në Ditën e Veteranëve të UÇK-së

Kandidati për deputet në radhët e PDK-së, Rrahman Rama, në Ditën e Veteranëve të UÇK-së, ka bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve të lirisë.
“Ne kemi humbur shokë në luftë të cilët na mungojnë, të tjerë shokë kanë humbur gjymtyrët në fushëbeteja, por veprat si këto bënë që lirinë ta gëzojmë ne që nuk e patëm fatin të binim në front si dhe gjithë qytetarët e Kosovës, për të cilët luftuam pandalë”, u shpreh Rama.
Ky është postimi i plotë i tij:
Në Ditën e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kemi bërë homazhe te varret e dëshmorëve, për të përkujtuar dhe nderuar ata që dhanë jetën për çlirimin e Kosovës.
Ne kemi humbur shokë në luftë të cilët na mungojnë, të tjerë shokë kanë humbur gjymtyrët në fushëbeteja, por veprat si këto bënë që lirinë ta gëzojmë ne që nuk e patëm fatin të binim në front si dhe gjithë qytetarët e Kosovës, për të cilët luftuam pandalë.
Lavdi e përjetshme u qoftë dëshmorëve, respekt i përhershëm u qoftë veteranëve!