75 Mall Live Search
18:03 / E Hënë, 30 Dhjetor 2024 / L A

Ish-ylli i Chelseat ndërpren kontratën me Olympiacosin

Anësori brazilian, Willian ka ndërprerë kontratën e tij me gjigandin grek, Olympiacos.

Lëndimet e shumta që kishte braziliani e bën të pamundur të tregonte klasin e tij, ku bëri vetëm dy paraqitje me kampionët në fuqi të Ligës së Konferencës.

Ai gjithashtu thuhet se synon të qëndrojë në Evropë ndërsa kërkon klubin e nëntë të karrierës së tij. 

Willian, njihet për periudhat e tij në Premier League, ku ishte pjesë e skuadrave si Chelsea, Arsenal dhe Fulham.

Suksesin më të madh e arriti te “Blutë e Londrës”, ku kishte fituar dy tituj të Premier League, FA Cup, EFL Cup dhe Ligën e Evropës./IndeksOnline/