75 Mall Live Search
08:55 / E Martë, 31 Dhjetor 2024 / L A

Ylli i NBA-së largohet nga fusha me karrocë pas një lëndimi të frikshëm

Ylli i Washington Wizards, Bub Carrington ka pësuar një lëndim horror në ndeshjen ndaj New York Knicks.

Carrington, u përplas me kokë në tokë pasi u përpoq t’i hiqte topin OG Anunoby, humbi dhe më pas u rrëzua dhe u përplas me shokun e skuadrës Jonas Valanciunas.

Basketbollisti, më pas u largua nga salla me karrocë dhe kishte dy peshqirë në kokën e tij.

Kujtojmë se kjo u mbyll me fitoren e New York Knicks, ku mposhtën Washington Wizards me rezultat 126-106./IndeksOnline/