75 Mall Live Search
09:42 / E Martë, 31 Dhjetor 2024 / S Z

Rrahu gruan, arrestohet një burrë nga Ferizaj, në shtëpi iu gjetën armë e fishekë

Një burrë është arrestuar në Ferizaj, pasi që kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshhortes, e cila ka pranuar dhe trajtim mjeksor. Ndërsa në shtëpinë e të dyshuarit janë sekuestruar armë dhe 43 fishekë.

“Ferizaj / 30.12.2024 – 22:40. Është arrestuar i dyshuari m/kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës f/k –bashkëshortes së tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa nga i dyshuari, në shtëpinë e tij janë sekuestruar: një pushkë gjuetie, një pistoletë, dy karikatorë me 43 fishekë, një armë pistoletë pneumatike (me sfera) dhe tre fishekë të armës me gas. Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline./