75 Mall Live Search
10:29 / E Martë, 31 Dhjetor 2024 / S Z

Osmani në veri, viziton policinë dhe bizneset

Presidentja e Kosovës  Vjosa Osmani,  mëngjesin e  sotëm ka vizituar Mitrovicën e Veriut. Osmani fillimisht ka vizituar stacionin policor për rajonin e veriut.

 E pas vizitës në stacionin policor, Osmani  është ndalur në njërin nga bizneset që është hapur muajve të fundit në veri “Misini”.

Nga video-ja e publikuar nga Kossev shihet se gjatë kësaj vizite Osmanit i është  ofruar siguri maksimale.