Policia sekuestroi asete të shumta gjatë këtij viti, në mesin e tyre edhe 66 banesa

Policia e Kosovës ka publikuar sot statistikat për vitin 2024, ku janë shënuar rezultate të rëndësishme në sekuestrimin e aseteve të ndryshme të lidhura me aktivitete kriminale, transmeton IndeksOnline.
Sipas të dhënave, janë ngrirë dhe sekuestruar:
• 1 shtëpi
• 66 banesa
• 4 lokale
• 30 garazhe
• 29 parcela toke
• 13 xhirollogari bankare
Sekuestrimi i këtyre aseteve përfaqëson një hap të madh në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe pastrimit të parave.
Policia ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe me qytetarët për të arritur këto rezultate.
Këto masa jo vetëm që godasin rrjetet kriminale, por edhe rikthejnë besimin te institucionet e zbatimit të ligjit./IndeksOnline/