75 Mall Live Search
18:12 / E Martë, 31 Dhjetor 2024 / MSH

Arrestohet në Pejë i dyshuari që kanosi një viktimë, policia sekuestron armë

Drejtoria Rajonale e Policisë Pejё, më 26 dhjetor pranoi informatën se një ditë përpara, nё rrugën “ William Walker” nё Pejё, pas njё mosmarrёveshje i dyshuari e kishte kanosur viktimën.

Pas njё pune intensive te hetuesve, dje u arrestua i dyshuari në fjalë dhe u sekuestrua arma të cilën dyshohet ta ketë përdorur.

“Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit i dyshuari ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё” thuhet në njoftim.