75 Mall Live Search
12:27 / E Mërkurë, 01 Janar 2025 / A. M.

Fëmijët që erdhën në jetë të parët në 2025′, kryeministri e lavdëron Qeverinë e tij

Menjëherë pas mesnatës iu bashkuam gëzimit të zonjës Teutë për vajzën e saj Poemën dhe zonjës Fortesë për djalin e saj Diamantin, që erdhën në jetë të parët gjatë ndërrimit të motmoteve. Me këtë shkrim e nisi vitin kryeministrin, Albin Kurti.

Sipas tij, edhe nënat edhe foshnjat ishin shumë mirë me shëndet.

“Ne u uruam mbarësi dhe jetë të gjatë bashkë me familjet e tyre. Jemi qeveria që më së shumti ka pasur në fokus politikat dhe mbështetjen financiare për nënën dhe fëmijët, dhe do të vazhdojmë kësisoj edhe në këtë vit që sapo hymë. Investimi dhe mbështetja e vazhdueshme e gjithnjë më e madhe për ta është qenësore për popullin dhe të ardhmen tonë”.