75 Mall Live Search
13:22 / E Mërkurë, 01 Janar 2025 / A. M.

10 të vdekur e 30 të plagosur në SHBA, mjeti futet në mes të turmës gjatë festimeve

Dhjetë persona humbën jetën dhe 30 u plagosën pasi një automjet u përplas me një turmë të madhe në New Orleans, në Canal and Bourbon Street, sipas agjencisë zyrtare të qytetit për gatishmëri ndaj fatkeqësive, NOLA Ready.

Dëshmitarët okularë përshkruan se argëtimi i Vitit të Ri u kthye në tmerr kur një automjet u përplas me një turmë në rrugën Bourbon të New Orleans, duke vrarë të paktën 10 njerëz dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.

Duke u bazuar në dëshmitë e të pranishmëve dyshohet se sulmi mund të ketë qenë i qëllimshëm pasi njerëzit atje thanë se kishin dëgjuar dhe të shtëna me armë.

“Gjithçka që pashë ishte një kamion që u përplas me të gjithë në anën e majtë të trotuarit Bourbon,” tha Kevin Garcia, 22, duke folur për CNN menjëherë pas incidentit.

“Një trup fluturoi drejt meje”, tha ai, duke shtuar se kishte dëgjuar gjithashtu të shtëna armësh.