Futbollisti i West Hamit thyen këmbën, mungon më shumë se dy muaj

Futbollisti më i mirë i West Ham Unitedit, Jarrod Bowen ka thyer këmbën në ndeshjen e fundit në Premier League.
Lojtari i Kombëtares së Anglisë pritet t’i mungojë skuadrës “The Hammers” për më shumë se dy muaj, shkruan Indeksonline
Gazetari Jack Rosser ka dhënë këtë lajm të hidhur për tifozët e klubit londinez, pasi Bowen është një prej më të mirëve në këtë edicion.
28-vjeçari ka shënuar pesë gola dhe ka bërë katër asiste në Premier League./Indeksonline/
🚨🏴 𝐎𝐅𝐅𝐈𝐂𝐈𝐀𝐋 | Jarrod Bowen (28) has fractured his foot. 🦶🤕
— EuroFoot (@eurofootcom) January 1, 2025
Huge blow for West Ham. He is expected to be out for up to 2 months, reports @JackRosser_. pic.twitter.com/7AymkfN3OS