75 Mall Live Search
13:46 / E Mërkurë, 01 Janar 2025 / G T

Liridon Leci sfidon Faruk Statovcin, bëhet trajner i klubit nga Liga e Parë

Ish-futbollisti i njohur i futbollit kosovar, Liridon Leci e ka nisur vitin e ri 2025 me punë të re.

Leci është emëruar trajner i klubit nga Liga e Parë e futbollit kosovar, Rahoveci, shkruan Indeksonline

“Jemi të gëzuar të njoftojmë se Liridon Leci është trajneri i ri i ekipit tonë! Me një përvojë të pasur si lojtar dhe trajner, Liridoni do të sjellë energji të freskët dhe vizion të ri për ekipin. Gëzojmë të presim bashkëpunimin dhe suksese të reja nën drejtimin e tij. Urojmë që ky kapitull i ri të sjellë arritje dhe zhvillim për çdo lojtar dhe për ekipin si një tërësi. Miresevini, Liridon!”, shkruhet në njoftimin e klubit

Kujtojmë që Rahoveci bën gara në Ligën e Parë dhe momentalisht është në pozitën e parafundit me vetëm shtatë pikë të grumbulluara./Indeksonline/