Aksident trafiku në rrugën Shtërpcë-Brezovicë, dy persona të lënduar

Mbrëmë ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve në rrugën Shtërpcë-Brezovicë, ku dy persona kanë pësuar lëndime.
IndeksOnline ka mësuar se si pasojë e aksidentit, rruga ka qenë e bllokuar për gati dy orë.
Policia ka dalë në vendngjarje dhe po merret me rastin për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
Gjendja e të lënduarve ende nuk dihet./IndeksOnline/