75 Mall Live Search
19:37 / E Mërkurë, 01 Janar 2025 / S Z

Totaj viziton vendin ku mbrëmë ndodhi incidenti me mjete piroteknike

Kryetari i Komunës së Prizrenit Shaqir Totaj së bashku me nënkryetarin Kujtim Gashi, kanë vizituar vendin e ngjarjes, ku mbrëmë ndodhi një incident i rëndë me mjete piroteknike në rrugën ‘Ahmet Prishtina’.

Totaj ka thënë se ngjarje të tilla janë një thirrje e fortë për të gjithë ne që të jemi më të kujdesshëm dhe më të përgjegjshëm në çdo moment.

“Përveç lëndimit të një personi, ky incident ka shkaktuar edhe dëmtime në disa lokale afariste dhe banesa përreth, duke prekur sigurinë dhe pronën e qytetarëve tanë. I urojmë personit të lënduar shërim sa më të shpejtë dhe u shprehim solidaritetin tonë të gjithë atyre që kanë pësuar dëme materiale. Në kuadër të mundësive që i ka Komuna, do të përpiqemi t’ju dalim në ndihmë për të përballuar këtë situatë.Falënderoj organet e rendit dhe zjarrfikësit për ndërhyrjen e shpejtë, ndërsa ne do të vazhdojmë të punojmë për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve tanë. Le ta fillojmë këtë vit të ri me më shumë kujdes dhe respekt për njëri-tjetrin”, ka thënë Totaj.