75 Mall Live Search
08:53 / E Enjte, 02 Janar 2025 / H F

Sulmi t*rrorist me 15 të vdekur në New Orleans, dalin PAMJET

Ngjarja në New Orleans me një automjet që turmën me njerëz pak orë pas ndërrimit të vitit se po merr përmasa tragjike.

Dëshmitarët thonë se kamioni u përplas në turmë dhe shoferi hapi zjarr, duke nxitur edhe oficerët e policisë që ishin në vendngjarje të hapnin zjarr.

Si pasojë e sulmit humbën jetën 15 persona, ndërsa të plagosur jane me dhjetëra. Incidenti ndodhi në një kryqëzim në lagjen franceze të qytetit rreth orës 3:15 të mëngjesit (koha e New Orleans).

FBI, e cila drejton hetimin, ka thënë se po e heton ngjarjen si një “akt terrorizmi”.

Hetuesit po shqyrtojnë çdo bashkëpunëtor të mundshëm të të dyshuarit, si dhe pikëpamjet politike apo fetare të të dyshuarit dhe nëse personi është i lidhur me një organizatë të njohur terroriste.

Autori goditi qëllimisht me kamion turmën e njerëzve në zonën e njohur qytetit të Nju Orlinsit, ‘Canal and Bourbon Street’, në orët e para të Vitit të Ri, duke lënë të paktën 15 viktima dhe 35 të plagosur.