Digjet një kamion pune mëngjesin e sotëm në Pejë

Mëngjesin e sotëm, në rrugën “Bekim Berisha” pranë ish-tregut të gjelbër në Pejë, një kamion pune është përfshirë nga flakët.
Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme, shkruan IndeksOnline.

Shkaqet e zjarrit mbeten ende të panjohura dhe autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar arsyet e incidentit.