75 Mall Live Search
13:27 / E Premte, 03 Janar 2025 / k.v

Policia e Kosovës shkatërroi 25 grupe kriminale gjatë vitit të kaluar

Gjatë vitit 2024, Policia e Kosovës ka ndërmarrë një sërë veprimesh kundër krimit të organizuar, duke shkatërruar plot 25 grupe kriminale, transmeton IndeksOnline.

Sipas statistikave të hetimeve, janë realizuar 278 operacione dhe 63 plane operative, ndërsa janë kryer 755 bastisje dhe kontrolle në lokale të ndryshme.

Këto shifra dëshmojnë përkushtimin e institucioneve të sigurisë në luftën kundër aktiviteteve të paligjshme, duke synuar rritjen e sigurisë dhe stabilitetit në vend.

Me këtë bilanc, Policia e Kosovës ka shënuar një vit të suksesshëm në përballjen me krimin e organizuar./IndeksOnline/