75 Mall Live Search
11:41 / E Premte, 03 Janar 2025 / k.v

ShSKUK dënon 264 operatorë ekonomikë për mosrespektim të kontratave

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka publikuar listën e operatorëve ekonomikë të dënuar gjatë vitit 2024 për mosliferim të produkteve dhe shërbimeve brenda afatit të paraparë me kontratë.

Sipas raportit, plot 264 operatorë ekonomikë janë ndëshkuar për shkeljen e kushteve kontraktuale, duke shkaktuar vonesa në furnizimet e planifikuara për institucionet shëndetësore.

ShSKUK ka bërë të ditur se do të vazhdojë të mbajë një qasje rigoroze ndaj zbatimit të kontratave dhe se do të ndërmarrë masa të mëtejshme ndaj atyre që nuk respektojnë obligimet e tyre, për të siguruar funksionimin e rregullt të shërbimeve shëndetësore në vend.