75 Mall Live Search
14:01 / E Premte, 03 Janar 2025 / A. M.

Vazhdojnë kërkimet për trupin e katërt të pa jetë nga aksidenti në Vardar

Janë duke vazhduar ende kërkimet për trupin e katër të pa jetë nga aksidenti në lumin Vardar të Maqedonisë së Veriut.

Klan Macedonia raportoi se viktima në fjalë është burrë dhe po kërkohet edhe me dron. Të vdekura nga ky aksident janë edhe tri gra, trupi i të cilave është dërguar për obduksion.

Ndërsa është shpëtuar një foshnje dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.