75 Mall Live Search
22:06 / E Premte, 03 Janar 2025 / MSH

Drenusha tregon përse po e “pengon” lidhjen Xheneta-Gjesti

Pas shfaqjes së klipit të përmbledhur së Drenushës, Gjestit dhe Xhenetës, kjo temë u diskutua edhe LIVE në ‘Prime’.

Drenusha u pyet nga Dini se nëse është e vërtetë që e njëjta nuk do t’i shoh bashkë në një lidhje ata të dy, ashtu siç aludohet nga Gjesti.

Ajo i tha se nuk është e  vërtetë por ka pasur problem me Gjestin vetëm në veprimet e tij ndaj Xhenetës, transmeton Klankosova.tv.

“Ka pas momente që kam dyshuar në lidhjen e tyre”, u shpreh Drenusha.

“E kam parë që shpesh ky mundohet me e nënçmu Xhenetën”, tha tutje ajo.