Moti sot kryesisht i vranët dhe vende-vende riga shiu e reshje bore
 
				Në Kosovë të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me kushte për riga shiu dhe reshje bore.
Temperaturat minimale do të sillen nga -6 deri në -3°C, ndërsa maksimalet nga -1 deri 2 gradë.


 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                