Kartoni i kuq do ti kushtoj rëndë, ja sa pritet të mungojë Vinicius

Vinicius Junior do të ia sheh sherrin kartonit të kuq që morri në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Valencias.
Futbollisti i Real Madridit u përjashtua nga loja pasi e shtyu portierin kundërshtar, shkruan IndeksOnline.
Sipas raportimeve të mediave spanjolle, sulmusi brazilian pritet të dënohet me katër ndeshje moslojë.
Sipas nenit 104 të Kodit Disiplinor të RFEF, veprimet e Vinicius Jr mund të rezultojnë në një pezullim të konsiderueshëm, duke filluar nga 4 deri në 12 ndeshje.
Vinicius mbrëm ishte i nervozuar me vendimin e gjyqtarit, ndërsa pas ndeshjes edhe trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti tha se ishte i padrejtë.
“Nuk ishte karton i kuq për Vinicius Jr dhe ne do të apelojmë. Portieri e shtyu dhe Vini u përgjigj. Duhet të ishte një e verdhë për të dy dhe të ndalonte, kaq.”, deklaroi Ancelotti./IndeksOnline/