75 Mall Live Search
16:55 / E Shtunë, 04 Janar 2025 / Gj. Sh

2025-ta nis mbrapsht për Xhulin, ndahet nga i dashuri?

Viti 2025 nuk ka nisur në mënyrën më të mirë për Juliana Nurën.

Kjo pasi që ish konkurrentja finaliste e BBVK1, duket se ka ndarë rrugët me të Gerti Beqirajn, me të cilin po shijonte një romancë tash e sa muaj.

Dyshja nuk hezituan të shfaqeshin bashkë në publik, duke ndarë plot imazhe së bashku, sa në Zvicër e sa në Kosovë.

Megjithatë, një krisje mes tyre duket të ketë ndodhur, Gerti nuk ndjek më Xhulin në mediat sociale, si dhe dyshja kanë zhdukur të gjitha fotografitë e përbashkëta.

Për më tepër, Xhuli nuk ndjek më as faqen e parfumit të Gertit, të cilin e promovonte gjithandej.

Akoma nuk dihet nëse janë ndarë apo thjesht po përjetojnë një krizë të momentit – mbetet të shihet se çfarë ka ndodhur!