75 Mall Live Search
09:57 / E Diele, 05 Janar 2025 / Gj. Sh

Arrestohet një person në Pejë, iu sekuestrua një kallash dhe një pistoletë

Është arrestuar një person në Pejë, pasi tek i njëjti gjatë kontrollit të tij dhe shtëpisë së tij i është gjetur dhe sekuestruar një kallash dhe një pistoletë me 8 fishekë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit të tij dhe shtëpisë së tij i është gjetur dhe sekuestruar një AK-47 dhe një pistoletë me 8 fishekë”.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.