75 Mall Live Search
14:16 / E Diele, 05 Janar 2025 / L A

Neymar Jr “zyrtarizohet” nga klubi brazilian, mirëpo faqja doli të jetë e hakuar

Klubi brazilian, Coritiba “zyrtarizoi” Neymar Jr si transferimin e tyre në këtë afat të janarit.

Mirëpo faqja e skuadrës së “Serie B” së Brazilit, doli të ishte e hakuar duke habitur tifozët e këtij klubi.

Vetë klubi i Coritibas mohoi këtë lajm, duke shpjeguar se ishte vepër e një hakeri dhe se klubi tani kishte rifituar kontrollin e faqes së tij të internetit.

Skuadra braziliane sqaroi se aktualisht hipoteza për të parë Neymar në Coritiba mbetet një fantazi, e cila u lë pak shpresë tifozëve të mashtruar nga njoftimi i rremë./IndeksOnline/