Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, përleshje mes disa të rinjve

Një konflikt mes disa të rinjve ka ndodhur në Vlorë, ku një person ka gjuajtur me armë zjarri rreth orës 18:30 në bulevardin “Ismail Qemali”.
Dyshohet që të shtënat kanë qenë në ajër, ndërsa autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Zona ishte e pajisur me kamera, por energjia elektrike ishte e shkëputur në momentin e incidentit, duke i mundësuar atyre të largoheshin pa u identifikuar.
Sipas raportimeve, nuk ka të lënduar.
Policia ka nisur hetimet për kapjen e autorëve.