Bajqinovci në Prishtinë: Diskutuam për fitoren e ardhshme në zgjedhjet e 9 shkurtit

Kandidati i VV-së për deputet, Mefail Bajqinovci, ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme ka vizituar banorët e lagjes Bardhosh në Prishtinë, së bashku me ministrin Ejup Maqedonci dhe koleget deputet Selimi dhe Thaçi.
Bajqinovci, bëri të ditur se diskutuan për të arriturat e Qeverisë Kurti në këto vite qeverisjeje dhe për projektet konkrete që prekin jetën e përditshme të qytetarëve.
“Sot pata kënaqësinë të bashkëbisedojmë me banorët e lagjes Bardhosh në Prishtinë, së bashku me ministrin Ejup Maqedonci dhe koleget deputet Selimi dhe Thaçi. Diskutuam për të arriturat e Qeverisë Kurti në këto vite qeverisjeje dhe për projektet konkrete që prekin jetën e përditshme të qytetarëve.
Bashkëbisedimi ishte i hapur dhe i frytshëm, duke trajtuar sfidat dhe mundësitë për përmirësimin e mëtejshëm të kushteve në këtë zonë.
Diskutuam për fitoren e ardhshme në zgjedhjet e 9 shkurtit, kjo lagje e mobilizuar per fitoren e radhës”, ka shkruar Bajqinovci./Indeksonline/