Lojëra fati në lokal, dy të arrestuar në Vlorë

Është finalizuar operacioni policor i koduar “Bastet”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit.
Nga ky operacion u sekuestruan dy aparate celularë dhe një shumë parash të dyshuar të përfituara nga kjo veprimtari.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: A.M, 32 vjeç, pronari i lokalit si dhe M.M, 32 vjeç, kushurinj me njëri-tjetrin.
Bëhet e ditur se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin merreshin me veprimtarinë e kundërligjshme të ushtrimit të aktivitetit në fushën e lojërave të fatit, me ane të aplikacioneve në aparatet celulare të tyre.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./Indeksonline/