Vidhen disa topa futbolli nga salla e edukatës fizike në një shkollë të Rahovecit

Një vjedhje ka ndodhur të premten në Rahovec.
Por, rasti është lajmëruar në polici të hënën.
Dyshohet se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë përmes dritares në sallën e edukatës fizike të shkollës së mesme dhe prej aty kanë vjedhur disa topa të futbollit si edhe i kanë dëmtuar disa orendi të sallës, njofton raporti 24-orësh i policisë.