75 Mall Live Search
09:16 / E Mërkurë, 08 Janar 2025 / G T

Kapiteni mungoi, Guimaraes nga shtëpia e festoi fitoren e Newcastle Unitedit ndaj Arsenalit

Skuadra e Newcastle Unitedit mbrëmë shënoi fitoren në “Emirates” ndaj Arsenalit me shifrat 2:0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të EFL Cup.

Në këtë ndeshje mungoi kapiteni, Bruno Guimaraes, shkruan Indeksonline

Mesfushori brazilian ishte në shtëpi me familje dhe në rrjetet sociale po qarkullon një video ku shihet Bruno duke festuar fitoren së bashku me fëmijën e tij.

Skuadra e Newcastle Unitedit ndeshjen kthyese ndaj Arsenalit e zhvillon gjatë muajit të ardhshëm (Shkurt)./Indeksonline/