Skuadra nga Premier League anulon konferencën e trajnerit, po diskutohet e ardhmja e tij

Skuadra e West Ham Unitedit ka anuluar konferencën për media të trajnerit, Julen Lopetegui para ndeshjes ndaj Aston Villas në FA Cup.
Sonte ishte paraparë që trajneri spanjoll të mbante një konferencë për media, por kjo është anuluar për shkak se po disktohet e ardhmja e tij, shkruan Indeksonline
Lopetegui është afër shkarkimit nga “The Hammers” për shkak të rezultateve tejet negative.
Tashmë West Ham Unitedi është në kërkim të trajnerit të ri dhe flitet se Graham Poter do jetë zëvendësuesi i Lopeteguit.
Ishi i Real Madridit te West Hami ishte ulur në stol në qershor të vitit të kaluar.
Gjatë këtij sezoni në Premier League dhe EFL Cup skuadra e tij ka zhvilluar 22 paraqitje, ka shënuar shtatë fitore, ka humbur 10 herë dhe ka barazuar në pesë ndeshje./Indeksonline/
BREAKING: West Ham have cancelled their scheduled press conference with Julen Lopetegui this afternoon, amid widespread speculation over the manager’s future 🚨 pic.twitter.com/gRccMrOdvc
— Sky Sports News (@SkySportsNews) January 8, 2025