75 Mall Live Search
11:19 / E Mërkurë, 08 Janar 2025 / G T

Shqetësime te Leverkuseni, lëndohet Granit Xhaka

Skuadra e Bayer Leverkusenit të premten luan ndaj Borussia Dortmundit, ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Bundesliga dhe e para për vitin 2025.

Mesfushori i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, është në dyshim për këtë ndeshje, shkruan Indeksonline

Siç raporton “Kicker”, Xhaka ka pësuar një lëndim në stërvitjen e fundit dhe e la më herët grumbullimin.

Lëndimi i Xhakës ishte në kyçin e këmbës, por nuk dihet nëse ka qenë i rëndë apo i lehtë.

Xhaka është në dyshim për ndeshjen e së premtes dhe me shumë gjasa do të mungojë për kampionin aktual të Bundesligas gjermane./Indeksonline/