75 Mall Live Search
17:29 / E Mërkurë, 08 Janar 2025 / Z S

Bedri Hamza i fton qytetarët në hapjen e fushatës: Çdo zë ka rëndësi dhe çdo angazhim i juaji e bën diferencën

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen në hapjen zyrtare të fushatës së PDK-së.

Hamza ka thënë se fushata e tij është për një Kosovë që i jep mundësi secilit qytetar të saj.

“Çdo zë ka rëndësi dhe çdo angazhim i juaji e bën diferencën”, ka thënë Hamza.

Fushata zgjedhore zyrtarisht në vendin tonë nis të shtunën më 11 janar./Indeksonline/