Abdixhiku mbledh kryetarët e degëve: LDK po e udhëheq valën e ndryshimit në Kosovë

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku sot ka mbledhur krytarët e degëve.
Në këtë takim Abdixhiku u shpreh se LDK po e udhëheq valën e ndryshimit në Kosovë.
”Sot, në selinë qendrore të Lidhjes Demokratike, prita në takim kryetarët e degëve tona nga e gjithë Kosova si konfirmim i përbashkimit, fuqisë, gatishmërise dhe vizionit tonë për ndryshimin e madh që do ta sjellim me 9 shkurt.Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë është ringritur! Me rrënjë të forta, me degë të fuqishme, dhe me një besim të jashtëzakonshëm qytetar, lidhja jonë po e udhëheq valën e ndryshimit në Kosovë me një momentum të pakrahasueshëm”, u shpreh ai.

124 është numri i ndryshimit, 9 shkurti është dita e fitores, ka shtuar më tutje Abdixhiku./Indeksonline/