Konkursi për drejtorë në klinikat e QKUK-së, këta janë kandidatët

QKUK ka hapur konkursin për drejtorë në 12 klinika ku kanë aplikuar 22 specialistë
Në konkursin për drejtorë në 12 njësi të Qendrës Klinike Universitare, kanë aplikuar 22 specialistë, shkruan Gazeta Shneta.
Në Klinikën e Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim ka aplikuar vetëm ud.drejtoresha aktuale Valbona Krasniqi, sikurse edhe në Klinikën e Oftalmologjisë Dr. Ardian Shabani.
Në Klinikën e Nefrologjisë janë dy kandidate, ud.drejtoresha Mimoza Berbatovci-Ukimeraj dhe Dr. Vjollca Godanci-Kelmendi.
Edhe në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare janë dy kandidatë, ud.drejtori aktual Hajriz Rudari dhe Dr. Ahmet Cani.
Në Institutin e Psikiatrisë Forenzike janë tre kandidatë, ud.drejtori aktual Shpend Haxhibeqiri, Dr. Arsim Gashi dhe Dr. Blerina Hoxha-Gjuraj.
Edhe në Klinikën e Kirurgjisë Torakale kanë aplikuar tre kandidatë, por njërit prej tyre nuk i është pranuar kandidatura. Dr. Sabit Misimit i mungon dëshmia e menaxhimit dhe trusti, kurse dy kandidatët tjerë i plotësojnë kriteret, ud.drejtori aktual Nazmi Kolgeci dhe Dr Shqiptar Demaçi.
Në Klinikën e Neonatologjisë kandidat i vetëm është ud.drejtori aktual Dr. Luan Morina, ndërsa në Klinikën e Kardiologjisë janë dy kandidatë ud.drejtori Faik Shatri dhe Dr. Agim Krasniqi.
Në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve kandidat për drejtor është ud.drejtori Sejdi Statovci, ndërsa në Klinikën e Urologjisë janë dy kandidatë, Dr. Xhevdet Çuni dhe Dr. Bujar Frangu.
Në Shërbimin e Mikrobiologjisë kandidate për drejtore është Dr. Afërdita Alaj, ndërsa në Klinikën e Pediatrisë janë tre kandidate, ud.drejtoresha Violeta Grajçevci-Uka, Dr. Arlinda Maloku-Çeku dhe Dr. Alije Keka-Sylaj.