75 Mall Live Search
23:30 / E Mërkurë, 08 Janar 2025 / AR

Konfirmohet romanca e aktorëve

Ish-aktorët e “The Music Man” Hugh Jackman dhe Sutton Foster konfirmuan publikisht romancën e tyre në një mbrëmje takimi në Santa Monica, Kaliforni të hënën mbrëma.

Aktorët u fotografuan të kapur për dore duke shkuar në Pub Father’s Office.

Jackman dhe Foster u shfaqën së bashku në “The Music Man”, i cili u shfaq në Great White Way në NYC nga dhjetori 2021 deri në janar 2023.

Aktori dhe ish-bashkëshortja, Deborra-Lee Furness njoftuan ndarjen e tyre në shtator 2023 pas 27 vitesh martesë. Ish-çifti ka dy fëmijë të birësuar Oscar, 24 vjeç dhe Ava, 19 vjeç.

Foster, ndërkohë, paraqiti kërkesë për divorc nga bashkëshorti i saj prej 10 vitesh, skenaristi i “Ocean’s Eleven”, Ted Griffin, muajin e kaluar – pikërisht kur lajmet u përhapën për romancën e dyshuar të fshehtë të Jackman dhe Foster. Kjo e fundit ndan një vajzë të birësuar, Emily, 7 vjeç, me Griffin.

Një burim i tha Daily Mail në nëntor se Furness “kishte dyshimet e saj” në lidhje me marrëdhënien e Jackman dhe Foster kur ata ishin bashkë-yje në Broadway.

“Shumë njerëz në Broadway e dinin, dhe ne  heshtëm sepse të dy janë njerëz kaq të mirë dhe të mrekullueshëm,” tha një burim i afërt me Foster për Us Weekly. “Të gjithë e respektuan privatësinë e tyre. Por kishte një aferë.”

Më vonë u raportua se Jackman dhe Foster janë çift “por nuk jetojnë së bashku për shkak të fëmijëve të tyre”.

“Ata janë 100% bashkë dhe janë të dashuruar dhe duan të kalojnë pjesën tjetër të jetës së bashku”, pohoi një burim për Page Six.

Dyshja filluan ta bëjnë më publike lidhjen e tyre fundjavën e kaluar, kur aktori i “X-Men” mori pjesë në shfaqjen e Sutton “Once Upon a Mattress” në Los Anxhelos.

Çifti më parë u përfol hapur për njëri-tjetrin kur bënë “The Music Man”.

Shfaqja është kaq e bunur dhe unë po kaloj kohën e jetës sime duke luajtur përballë këtij djali,” tha ajo në “Late Night with Seth Meyers” në maj 2022.