75 Mall Live Search
23:42 / E Mërkurë, 08 Janar 2025 / Z S

Hajdar Beqa ndezë “motorët” e fushatës, Kaçanik-Ferizaj-Prishtinë

Kandidati i PDK-së për deputet, Hajadar Beqa i ka ndezur ”motorët” për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ai sot gjatë ditës ka zhvilluar disa takime në Kaçanik, Ferizaj dhe Prishtinë.

”Takim miqësor me anëtarët dhe mbështetësit e PDK-së në Kaçanik. Mobilizim, përkushtim dhe vendosmëri drejt fitores!”, ka shkruar Beqa deri sa ka postuar një foto nga Kaçaniku.

May be an image of 6 people and lighting

Pas Kaçanikut, Beqa ka udhëtuar për në Ferizaj.Beqa në qytetin e Ferizajit ka takuar disa miq të tij

”Sot pata kënaqësinë të takoj disa miq dhe shokë të vjetër në Ferizaj. Mbështetja e tyre e sinqertë është burim force dhe motivimi për të ecur përpara”

May be an image of 3 people

Në fund të ditës së sotme Beqa u takua me disa të rinjë nga qyteti i Prishtinës.

”Rinia mundet më mirë! Ky ishte mesazhi që u përçua sot në një takim shumë miqësor me të rinjtë nga Prishtina. Ata, njëzëri, janë rreshtuar pas Bedri Hamzës dhe Partisë Demokratike të Kosovës!”, shkroi Beqa./Indeksonline/