75 Mall Live Search
08:16 / E Enjte, 09 Janar 2025 / G T

Bentancur është mirë, lajmërohet nga spitali

Futbollisti i Tottenham Hotspur, Rodrigo Bentancur është në gjendje të mirë shëndetësore.

Mesfushori i klubit anglez ra pa ndjenja në fushë mbrëmë gjatë ndeshjes gjysmëfinale ndaj Liverpoolit në EFL Cup, shkruan Indeksonline

Ai u dërgua në spital, por tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Gjithçka në rregull djema! Faleminderit për mesazhet. Urime për fitoren djema”, ka shkruar futbollisti në rrjetet sociale

Kujtojmë që Tottenham Hotspur shënoi fitore minimale mbrëmë ndaj Liverpoolit në gjysmëfinalen e parë të EFL Cup./Indeksonline/

Image