75 Mall Live Search
08:25 / E Enjte, 09 Janar 2025 / G T

Reagimi epik i Laportas pasi regjistroi Dani Olmon dhe Pau Victorin

Skuadra e Barcelonës mbrëmë para ndeshjes ndaj Athletic Bilbaos mori një lajm tejet pozitiv në lidhje me dyshen, Dani Olmo dhe Pau Victor.

Olmo dhe Victor mund të luajnë për Barçën, pasi regjistrimi i tyre u bë mbrëmë me sukses, shkruan Indeksonline

Presidenti i klubit katalunas, Laporta para ndeshjes me Bilbaon u xhirua brenda dhomave të zhveshjes dhe shihet se si u gëzua.

Ai më pas iu drejtua një personi me gjeste, duke treguar një gëzim të madh që regjistroi dyshen: Olmo dhe Victor.

Kujtojmë që në rast se Dani Olmo nuk do të regjistrohej, do të largohej me para-metra zero nga skuadra katalunase.

 Barcelona mbrëmë siguroi finalen e Superkupës së Spanjës dhe sonte e pret përballjen Real Madrid-Mallorca për ta mësuar kundërshtarin./Indeksonline/